Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE JO E LEHTË

Istogu triumfon me përmbysje, ngritet në renditje

Pamje nga arkivi

Istogu triumfon me përmbysje, ngritet në renditje


6 February, 2023 @20:50

Në ndeshjen e parë të xhiros së XXVIII të Ligës së Parë, Istogu nuk ka lejuar befasi si vendas, duke e mposhtur Borean me rezultat solid, 95-81. Mirëpo, fitorja nuk ka qenë fare e lehtë për troftat, që janë këndellur në pjesë të dytë, pasi që pjesa e parë i takoi ekipit të Hekuran Husajt, 40-49.

Pjesa e dytë, me një ritëm të lartë dhe me Mirlind Zekajn në formë, Istogu kthehet në lojë dhe e fiton atë falë cerekut të fundit brilant, 33-12, ku Zekaj kreu lojën me 31 pikë.

TABELA AKTUALE

Pos tij, Nderim Januzaj kishte paraqitje të mirë, derisa pos 14 pikëve të shënuara, bëri edhe 7 kërcime e 5 asistime.

Te Borea, që pjesën e parë luajti mirë, si koshashënues më i mirë ndeshjen e kreu Albin Berisha me 29 të shënuara, ndërsa 20 të tjera i dha Sokol Nila.

Fitorja, bën që Istogu të marrë për momentin pozitën e tretë në renditje me 18-6, ndërsa Borea të qëndrojë e pesta me 13-13.


 
Të gjitha lajmet nga