Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES, SERBIA - ITALIA

Itali briliante në pjesë të dytë, eliminojnë Serbinë

Itali briliante në pjesë të dytë, eliminojnë Serbinë


11 September, 2022 @20:07

Një shfaqje briliante nga Italia në pjesë të dytë të ndeshjes së parafundit të fazës së të tetës së finales së Eurobasketit, për të eliminuar Serbinë, që llogaritej ndër favoritet për të fituar evropianin.

Ekipi i azzurrëve drejtuar nga Gianmarco Pozzecco ka shënuar fitore me 8 pikë dallim në fund, pasi që në pjesën e dytë dolën më të mirë se serbët për 14 pikë në total, duke shkrirë epërsinë e pjesës së parë për të fituar në fund, Serbia 86-94 Italia [28-20, 23-25, 17-21, 18-28].

Gianmarco Pozzecco

Marco Spissu me 22 pikë dhe me shut 6/9 për tre pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i italianëve sonte, derisa ka kontribuuar edhe me 6 asistime në fitore.

Pos tij, Nicolo Melli shënoi 21, ndërsa Simone Fontecchio dha 19 pikë e bëri 5 kërcime në këtë fitore të madhe të tyre.

Te serbët e drejtuar nga Svetislav Pesic, më efikasi ka qenë Nikola Jokic, që luajti me 32 pikë e 13 kërcime, të pamjaftueshme për të bërë më shumë ndaj Italisë luftarake dhe në disponim.

Italia në çerekfinale do të ndeshet me Francën.


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket