MVP @ GAMEWEEK 1

Ivan Koljevic, MVP i xhiros së parë nga FBK
17 September, 2021 @14:23
Basketbollisti i KB Prizreni, Ivan Koljevic, është përzgjedhur MVP i xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll nga FBK.
Ai është zgjedhur në bazë të statistikave të tij të lojës, ku ekipi i tij shënoi fitore ndaj Rahovecit, ndërsa malaziasi luajti me efektshmëri që kishte indeks të vlefshmërisë, 39.
Koljevic këtë ndeshje e përfundoi me 31 pikë të shënuara, 8 kërcime të realizuar dhe 12 asistime të postuara te bashkëlojtarët.