NË EKIPIN E KATËRT TË NDRYSHËM TË SUPERLIGËS

Ivan Koljevic, derisa ishte pjesë e KB Prizreni, duke u bërë gati për ndeshjen e Superkupës/ Foto: FBK
Ivan Koljevic tash bëhet i KB Pejës
3 January, 2023 @16:00
Basketbollisti malazez me shumë përvojë në gara ndërkombëtare, ka ndërruar përsëri ambient në basketbollin kosovar, ndërsa sot atë e ka zyrtarizuar KB Peja, që është lidere aktuale e kampionatit.
Verdhezinjtë kanë bërë të ditur se ai po llogaritet si ndihmë shtesë për trajnerin e tyre Can Sevim, duke ditur orarin e ngjeshur të garave, pasi që Peja po merr pjesë edhe në BIBL.
Koljevic gjatë vjeshtës ka qenë pjesë e KB Prizreni, ndërsa më parë ka luajtur edhe te Trepça e te Rahoveci. Së fundi te Prizreni, basketbollisti 38-vjeçar ka pasur mesatare prej 14.1 pikësh për ndeshje, 7.2 asistime dhe 5.7 kërcime.