FINALS MVP @ SUPERLIGA 2022/23

Jalen Tate (KB Peja) MVP i finaleve
19 May, 2023 @0:20
Basketbollisti amerikan i KB Pejës, Jalen Tate, është zgjedhur MVP i finaleve të playoffit të Superligës. Tate 24-vjeç që sonte luajti me 16 pikë, 6 asistime e 8 kërcime, ka qenë ndër më të dalluarit e verdhezinjëve në këtë seri, ndërsa sonte edhe pse nuk ishte në më të mirën e tij krahasuar me ndeshjet tjera, ka marrë çmimin e lojtarit më të rëndësishëm të finaleve nga kreu i FBK-së, Arben Fetahu.
Peja u shpallë kampione e Kosovës për herë të parë pas 10 vitesh, ndërsa për verdhezinjtë nga Karagaçi ky është titulli i shtatë i kampionit të Kosovës.