Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESË NË ROSTER TE MITROVICASIT

Jamel Artis, përforcimi tjetër i rëndësishëm te Trepça

Jamel Artis, përforcimi tjetër i rëndësishëm te Trepça


12 December, 2022 @11:53

Pas Musab Malës, Trepça ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje edhe me basketbollistin amerikan, që në fillim të karrierës ka qenë pjesë e Orlando Magic (2017/18, 15 ndeshje) në NBA!

Jamel Artis

Artis 29-vjeçar është 201-centimetra i gjatë ndërsa luan në pozitat 2-3. Së fundi ai ka qenë pjesë e Northport Batang Pier dhe Cape Town Tigers. Te ekipi jugafrikan ka luajtur 4 ndeshje, me mesatarisht 29-minuta për lojë, ndërsa ka dhënë 12.8 pikë, 3.3 kërcime dhe 1.5 asistime për ndeshje.

Ishte pjesë edhe ekipit Ionikos, për të cilët luajti në FIBA Europe Cup gjatë stinorit të kaluar në tri ndeshje në total. Mesatarisht 17.3 minuta për ndeshje i ka luajtur, ndërsa ka shënuar 5.7 pikë, 1.7 kërcime për lojë.

Jamel Artis

Trepça në fundjavë humbi finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll. Ndërsa Artis është përforcimi i radhës i huaj pas Musab Malës që do të shtojë kontigjentin vendor të ekipit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga