Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

42 PIKË

Jamesi “luftoi” më shumë

nba.com

Jamesi “luftoi” më shumë


27 February, 2015 @10:23

LeBron Jamesi me kompaninë e tij, arriti ta mposht skuadrën më të mirë në NBA momentalisht, Golden State Warriors.

Në ndeshjen e cila përfundoi në favor të Clevelandit, 110-99, King Jamesi ishte i pakapshëm me 42 pikë, 11 kërcime, 5 asistime e 3 topa të vjedhur, derisa mori ndihmë edhe nga Kyrie Irving (24) e Kevin Love (16).

Në anën tjetër, 19 pikët e David Lee dhe 18 të Stephen Curryt, nuk mjaftuan për fitore të luftëtarëve.

James pas ndeshjes, deklaroi se mund të bën çdo gjë për suksesin e skuadrës:

Kur unë jam në parket, do të përpiqem që të bëjë gjithçka që mundem për të fituar kjo skuadër”.

Cavsat, e regjistruan fitoren e 37-të krahas 22 humbjeve që i kanë dhe gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Lindore, derisa Golden State ende gjendet në maje të Perëndimit me 44 fitore e 11 humbje.


Video

Performanca e Jamesit



 
Të gjitha lajmet nga