INFORMATORI NR. 7
Javë shembull
4 November, 2015 @10:22
Xhiroja e shtatë e Superligës duhet të mbahet në mend si xhiroja më e qetë e Superligës së Kosovës këtë stinor e më gjërë.
Nga tre përballjet e zhvilluara, Sigal Prishtina - Ylli, Vëllaznimi - Bashkimi dhe Peja - Trepça, Komesari i Garave Bajrush Ademi nuk ka gjetur asnjë pikë për të dënuar ndonjë nga ekipet, bazuar në raportet e ndeshjeve.
Për më tepër, as gabime teknike nuk kishte!