EUROPE CUP
Energia, me dy fitore në grup
4 November, 2015 @9:54
Energia rumune ka shënuar fitore edhe në përballjen e dytë të Grupit K të FIBA Europe Cup.
Pasi që mposhtën Sigal Prishtinën si vendas në xhiron e parë, ata kanë mposhtur edhe AEK Larnacan e Qipros 71-75 si mysafir për të marrë pikë maksimale nga dy ndeshjet e para të Grupit K.
AEK ka pasur epërsi gjatë gjithë ndeshjes, derisa në çerekun e fundit Energia ka shënuar 11 pikë më shumë sesa vendasit për të nxjerrë fitoren.
Lamont Mack ka qenë lojtari më efikas i ekipit rumun, duke shënuar 17 pikë e 3 kërcime në këtë ndeshje, kurse Callistus Eziukwu ka qenë njeriu i ndeshjes dhe sjellës i fitores me performancën e tij prej 16 pikëve, 11 kërcimeve dhe 2 bllokadave.
TABELA E GRUPIT K:
1 | Energia RUM | 2 - 0 | 2 ndeshje | 4 pikë |
2 | Astana KAZ | 1 - 0 | 1 ndeshje | 2 pikë |
3 | AEK Larnaca QIP | 0 - 2 | 2 ndeshje | 2 pikë |
4 | Sigal Prishtina KOS | 0 -1 | 1 ndeshje | 1 pikë |