Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA (F)

Jeta Zeka kalon te Prishtina

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Jeta Zeka kalon te Prishtina


8 September, 2019 @14:53

Kampionet e Kosovës në Ligën e Femrave në basketboll, Prishtina, e shtuan në skuadër lojtaren pejane Jeta Zeka.

Jeta ishte njëra ndër lojtaret më të dalluara të Penzës, kurse kontrata e saj me skuadrën e re do të jetë një vjeçare.

Përveç Jeta Zekës, Prishtina nga Penza e transferoi edhe lojtaren Tringa Ukaj, derisa ka rinovuar kontratat e lojtareve: Irma Konjusha, Era Shatri e Enisa Kamerolli.

Prishtina sivjet do të garojë në Euro Cup, ku në grup për kundërshtare do t’i kenë skuadrat: Sparta&k M.R Vidnoje, MBA Moscow dhe Besiktas.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave