Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS 4 STINORËSH

Jetmir Topalli ndahet me Istanbulsporin

Jetmir Topalli ndahet me Istanbulsporin


2 July, 2025 @10:52

Futbollisti ofanziv i Kosovës, Jetmir Topalli, ka bërë të ditur në llogarinë e tij personale të Instagramit se ka ndarë rrugët me ekipin e tij të deritashëm, Istanbulspor.

Krahu ofanziv, tash 27-vjeçar, kishte kaluar në futbollin turk nga kampioni i atëhershëm i Kosovës, Ballkani. Edhe pse nuk qëndroi shumë te Istanbulspor, duke u huazuar disa herë (te Manisa dhe Pendikspor), Topalli kaloi katër stinorë të plotë në Turqi.

Në ndërkohë mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën ai, derisa kaçanikasi aktualisht vlerësohet me 450-mijë euro nga Transfermarkt. Në stinorin e kaluar ai luajti 31 ndeshje për Pendiksporin, ndërkaq shënoi 2 gola në kategorinë e dytë të futbollit turk, 1. Lig.

“Ju falemnderit për aventurën, rritjen dhe momentet e paharrueshme. Pas një periudhe domethënëse për karrierën time, ju njoftoj për ndarjen time me Istanbulsporin. Falenderime të veçanta kryetarit të klubit, Ecmel Sarialioglu, për vizionin e tij dhe besimin në mua. Falenderime më të thella shkojnë për tërë Istanbulsporin, përvojat aty, përkrahjen ndaj meje përgjatë qëndrimit në klub,” shkroi ndër të tjera Topalli.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga