Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RASTI I FUDIT PËR VRESHTARËT

Jonathan Holton - te Rahoveci, për shpresën e fundit

Foto: feyenoordbasketball

Jonathan Holton - te Rahoveci, për shpresën e fundit


8 February, 2023 @19:52

Rahoveci po hyn në ciklin e fundit të dueleve të Superligës, ndërsa duhet të arrijë minimalisht gjashtë fitore nga shtatë ndeshje për të shpresuar në mbijetesë!

Sidoqoftë, duke qenë se janë edhe organizator të Final 8 të Kupës së Kosovës, vreshtarët nuk kanë ndalë përforcimet por edhe shpresën për të mbijetuar derisa ka lojë për tu luajtur.

Kështu, së fundi ata kanë njoftuar mbrëmë se kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Jonathan Holton. Holton luan në pozitën e alos dhe alo-qendrës, ndërsa është 206-centimetra i gjatë.

Jonathan Holton

Basketbollisti 31-vjeçar në vitin e kaluar ka qenë pjesë e ekipeve ët ndryshme, kurse ka luajtur në Republikën Dominikane për Soles, pastaj në SHBA për Florida TNT si dhe për ekipin hungarez, ZTE.

“Ju prezantojmë me transferin tonë më të ri, Jonathan Holton, i cili do të përforcojë trapezin e ekipit për pjesën e mbetur të stinorit. Jon, është i gjatë 206 centimetra dhe ka një karrierë tejet të mbreslënëse para vetes, duke luajtur në ekipe të shumta kryesisht nga Amerika Latine (Argjentinë, Meksikë) dhe vendet e Evropës (Estoni, Holandë e Hungari). Gjersa, eksperienca më konkurruese për të, ka qenë në Estoni tek ekipi i Kalev/Cramos me të cilët u paraqit edhe në ligën e fuqishme VTB League,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i KB Rahovecit.

Jonathan Holton @ Rahoveci

Në ZTE Holton ka pasur mesatare prej 21.3 minutash për ndeshje, 9.3 pikë të shënuara për lojë dhe 6.7 kërcime për lojë. Te Feyenoordi gjatë sezonit të kaluar Holton ka luajtur me mesatare prej 26.1 pikësh për ndeshje, duke dhënë 14.7 pikë mesatarisht dhe duke bërë 10.7 kërcime si mesatare.

Përballja e radhës për Rahovecin në Superligë është ndaj kampionit aktual, Ylli. Ndërsa javën që vjen në Kupë të Kosovës në çerekfinale ndeshen me Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga