PRISHTINË

Kaçaniku dhe Morina, afër Prishtinës
21 July, 2015 @15:55
Sigal Prishtina përveç përforcimeve të huaja është në negociata edhe me lojtarë kosovarë që luajnë jashtë vendit.
Drejtori i klubit, Florian Miftari, në konferencën e sotme për shtyp ka bërë të ditur se ekipi është në bisedime me Yll Kaçanikun që luan në Turqi si dhe me Gëzim Morinën që luan në Slloveni.
“Do të njoftoheni për më të rejat lidhur me këta dy lojtarë, pasi që jemi afër marrëveshjes,” ka thënë ndër të tjera Miftari sot.
Sigal Prishtina me shumë gjasa pritet të merr pjesë në garën e dytë të FIBA Europe për klube, mirëpo nuk mohohet as pjesëmarrja në BIBL.