PEJA
Kampionët vjeshtorë
22 December, 2013 @21:21
Kampionja aktuale, Peja, e përfundoi me sukses pjesën e parë të kampionatit të sivjetëm.
Verdhezinjtë shënuan fitore ndaj RTV 21 me rezultat 80-98 në ndeshjen e mbetur të xhiros së njëmbëdhjetë në palestrën 1 Tetori në Prishtinë.
Të udhëhequr kryesisht nga Samir Shaptahovic dhe Gerti Shima, pejanët gjatë gjithë kohës e kishin ndeshjen nën kontrollë, derisa ekipi i Arben Krasniqit u pa se nuk kishte fuqi për ta rezistuar kampionen.
Shaptahovic luajti me 27 pikë e 10 asistime, kurse Shima kontribuoi me 20 pikë e 11 kërcime në fitoren e trembëdhjetë të Pejës.
Në anën tjetër, te Teleboysat u dalluan Jeremy Price me 16 pikë dhe Derrio Green me një pikë më pak.
Statistikat ekipore:
RTV 21 | Peja | ||
Çereku i parë | 20 | 28 | |
Çereku i dytë | 21 | 25 | |
Çereku i tretë | 19 | 22 | |
Çereku i katërt | 20 | 23 | |
Kërcime | 28 | 38 | |
Asistime | 13 | 20 | |
Bllokada | 1 | 2 | |
Topa të vjedhur | 6 | 13 | |
Topa të humbur | 23 | 16 | |
Tentime për tre pikë | 4/14 | 7/22 | |
Tentime për dy pikë | 26/49 | 30/47 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 16/23 | 17/23 |
Statistikat individuale te RTV 21:
1 | Jeremy Price | 16 pikë | 11 kërcime | 5 asistime |
2 | Derrio Green | 15 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Brandon Jenkins | 12 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
4 | Urim Zenelaj | 10 pikë | 6 kërcime | |
5 | Ujkan Karanezi | 10 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
6 | Erris Nushi | 10 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Samir Zekiqi | 4 pikë | 2 kërcime | |
8 | Ard Islami | 3 pikë |
Statistikat individuale te Peja:
1 | Samir Shaptahovic | 27 pikë | 10 asistime | 6 kërcime |
2 | Gerti Shima | 20 pikë | 11 kërcime | |
3 | Drilon Hajrizi | 15 pikë | 5 asistime | 2 kërcime |
4 | Teo Simovic | 14 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
5 | Fahri Breca | 12 pikë | ||
6 | Rron Grapci | 6 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
7 | George Oduwufa | 4 pikë | 5 kërcime | 1 bllokadë |