TREPÇA - YLLI

Kampioni në Mitrovicë, kërkon fitoren e parë ndaj Trepçës
15 September, 2021 @11:13
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll, Ylli, sot do të përballet me Trepçën në Mitrovicë.
Ylli sivjet luajti 3 ndeshje me Trepçën, 2 miqësore dhe 1 në gjysmëfinale të Superkupës, ku të gjitha këto ndeshje përfunduan me fitoren e Trepçës.
Skuadra suharekase kërkon fitoren e parë ndaj Trepçës në këtë sezon, kurse skuadra mitrovicase dëshiron të vazhdojë serinë pozitive ndaj kundërshtarit.
Ndeshja fillon nga ora 17:00.