Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS PUSHIMIT 4 DITOR

Kampioni, nuk mposhtet në shtëpi

Kampioni, nuk mposhtet në shtëpi


24 December, 2015 @9:27

Golden State Warriors pas katër ditëve pushim dhe dy ditëve pa stërvitje është kthyer me fitore në parket, duke e mposhtur Utah Jazzin në shtëpi 103-85. 

Kampionët e NBA-së janë treguar të pamëshirshëm ndaj ‘xhezerëve’ ndërsa kanë shënuar fitore me afro 20 pikë epërsi. 

Klay Thompson ka shënuar 20 pikë, ndërsa Steph Curry 16 pikë e 9 asistime në ndeshjen ku 4 basketbollistë të kampionit shënuan pikë dyshifrore e Andrew Bogut e përfundoi me double-double 10 pikë + 13 kërcime. 

Te Utah më efikasi ka qenë Derrick Favors me 17 pikë të shënuara. 

‘Luftëtarët’ aktualisht kanë bilanc 27-1, ndërsa ‘xhezerët’ 12-15.


 
Të gjitha lajmet nga