YLLI

Kampioni përforcohet me Williams
5 October, 2021 @16:27
Kampioni aktual i Superligës, Ylli, ka shtuar sot në skuadër lojtarin Cameron Williams.
Williams do të jetë pjesë e skuadrës suharekase për stinorin 2021/22.
Cameron luan në pozitën e fundorit, derisa e zëvendësoi lojtarin Justin Martin te Ylli.
26 vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës Surgut në Rusi, ku kishte mesatare prej 11.6 pikëve për ndeshje.
Ylli aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 1 fitore e 3 humbje.