Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF PRISHTINA - KBF BASHKIMI

KBF Prishtina fiton derbin, kualifikohet në finale të Superkupës

KBF Prishtina fiton derbin, kualifikohet në finale të Superkupës


4 October, 2021 @21:44

Skuadra e Prishtinës, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 73-69, u kualifikua në finale të Superkupës.

Rezultati në shumicën e kohës ishte i ngushtë, derisa vashat e Prishtinës gabuan më pak në fund të ndeshjes dhe arritën ta eliminojnë skuadrën prizrenase.

Sarah Mgbike ishte e pakapshme nga skuadra prizrense. Ajo luajti 26 pikë, 8 kërcime e 4 asistime për Prishtinën, derisa u ndihmua edhe nga Aisia Robertson me 23 pikë dhe Diellza Dakaj me 12 pikë të tjera.

Te Bashkimi u dalluan Chervelle Cox me 18 pikë e 13 kërcime dhe Ulpiana Emra me 12 pikë.

Prishtina nesër në finale të Superkupës do të përballet me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës