DERBI I XHIROS

BOROZANI/Lis Dorambari
Kampionja mbetet e pamposhtur
26 October, 2014 @21:19
Sigal Prishtina ka arritur të shënojë edhe fitoren e katërt me radhë në kuadër të Superligës. Me fitoren e sontme ndaj Bashkimit në Prizren, ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti ka mbetur skuadra e vetme në Superligë pa humbje.
Në saje të lojës brilante të Dardan Berishës në disa raste, kur merrte përgjegjësinë në supe të veta, Sigal Prishtina nuk e kishte të vështirë të mbante kontrollin e lojës.
Pjesa e parë kaloi zbehtë për të dyja palët, derisa saktësia nuk ishte në nivel - te asnjëra palë, por sidoqoftë, ekipi kampion i Kosoves, mbante epërsinë e duhur.
Në fund, kur pritej që Bashkimi të bënte diç më shumë, disa gabime në sulm - mundësonin kundërsulme të rrëmbyeshme të Berishës me shokë - që përcaktuan rezultatin përfundimtar me 12 pikë epërsi për Sigal Prishtinën.
Bashkimi regjistroi disfatën e parë të stinorit sonte.
Statistikat ekipore:
Bashkimi | Sigal Prishtina | ||
Çereku i parë | 8 | 13 | |
Çereku i dytë | 15 | 15 | |
Çereku i tretë | 19 | 26 | |
Çereku i katërt | 22 | 22 | |
Kërcime | 37 | 39 | |
Asistime | 12 | 17 | |
Bllokada | 0 | 1 | |
Topa të vjedhur | 9 | 5 | |
Topa të humbur | 11 | 14 | |
Tentime për tre pikë | 5/28 | 4/14 | |
Tentime për dy pikë | 20/50 | 20/35 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 9/10 | 24/30 |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Kreshnik Juniku | 14 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
2 | Spencer Dixon | 11 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
3 | Altin Morina | 9 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
4 | Qëndrim Biraj | 7 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
5 | Endrit Hysenagolli | 7 pikë | 14 kërcime | |
6 | Boban Medenica | 5 pikë | 5 kërcime | |
7 | Dragomir Marojevic | 5 pikë | 3 kërcime | |
8 | Tom Tankelewicz | 4 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
9 | Adnan Mustafa | 2 pikë |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 27 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
2 | Edin Bavcic | 15 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
3 | Aaron McGhee | 12 pikë | 9 kërcime | |
4 | Edmond Azemi | 9 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
5 | Blerim Mazreku | 6 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
6 | Jordan Hulls | 5 pikë | 6 kërcime | 6 asistime |
7 | Leonard Mekaj | 2 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |