SUPERLIGA

BOROZANI/ Erdis Driza
Trepça, mision i pamundur për Besën
26 October, 2014 @18:29
Skuadra e Besës as këtë javë nuk ka mundur ta shijojë fitoren e parë në Superligë. Ekipi pejan nuk ka pasur ‘ilaç’ për ta ndalur amerikanin e Trepçës, Ken Brown, i cili ishte shkaktari kryesor i vazhdimit të serisë së zezë të pejanëve.
Trepça dominoi në lojë sidomos në çerekun e tretë kur krijoi epërsi deri në 22 pikë, për të siguruar fitore shumë më lehtë se që ishte pritur ndaj ekipit të Besës.
I pandalshmi Ken Brown e mbylli takimin me 33 pikë, 11 asistime e 6 kërcime, derisa te Besa, Beqë Kovaqi dhe Dominique Scales ishin të vetmit që u munduan të bëjnë diç më shumë.
Javën e ardhshme Trepça do të jetë mysafire e Sigal Prishtinës, kurse Besa do ta pret në shtëpinë e saj skuadrën suharekase, Ylli.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore:
TREPÇA | BESA | ||
Çereku i parë | 22 | 19 | |
Çereku i dytë | 22 | 17 | |
Çereku i tretë | 28 | 14 | |
Çereku i katërt | 23 | 15 | |
Kërcime | 44 | 44 | |
Asistime | 15 | 3 | |
Bllokada | 4 | 2 | |
Topa të vjedhur | 2 | 0 | |
Topa të humbur | 1 | 3 | |
Tentime për tre pikë | 8/19 | 2/15 | |
Tentime nga loja | 33/73 | 23/69 | |
Gjuajtje të lira | 21/27 | 17/25 |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Ken Brown | 33 pikë | 11 asistime | 6 kërcime |
2 | Marquiz Baker | 18 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
3 | Anthony Thompson | 16 pikë | 7 kërcime | |
4 | Arian Mehmeti | 15 pikë | 12 kërcime | |
5 | Samir Zekiqi | 5 pikë | 6 kërcime | |
6 | Arian Tahiri | 4 pikë | ||
7 | Valdrin Haxhiu | 2 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Fikret Handzic | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Besa
1 | Beqë Kovaqi | 16 pik | 5 kërcime | |
2 | Dominique Scales | 14 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
3 | Shawntez Patterson | 10 pikë | 12 kërcime | |
4 | Manny Richardson | 9 pikë | 8 kërcime | |
5 | Arian Qallaku | 7 pikë | 1 kërcim | |
6 | Umar Shanon | 7 pikë | 1 asistim | |
7 | Dion Basha | 2 pikë | 5 kërcime |