Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I RI I PRISHTINËS, DEBUTON ME FITORE

Kandemir e nis me fitore aventurën e re te Prishtina

Pamje nga ndeshja e sontme/ Foto: KBPrishtina/ fb

Kandemir e nis me fitore aventurën e re te Prishtina


8 January, 2023 @21:03

Trajneri turk, i rikthyer për herë të tretë te Prishtina, Ahmet Kandemir, ka nisur aventurën me fitore, ndërsa Prishtina ka mposhtur pritshëm Vëllaznimin në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Derisa Prishtina ka shënuar fitoren e njëmbëdhjetë të stinorit karshi pesë humbjeve që i ka, Vëllaznimi i është bashkangjitur skuadrave me humbje dyshifrore, duke bërë bilancin 7-10.

Bardhekaltërit kanë mposhtur kuqezinjtë me rezultat 88-61 [18-20, 19-10, 25-11, 26-20] ndërsa prej se kanë marrë avantazhin në cerek të dytë të ndeshjes, nuk janë ndalur deri në fund për të fituar me 27 pikë dallim.

Dustin Thomas me 25 pikë ka qenë më i dalluari te Prishtina, ndërsa ka bërë edhe 2 asistime e 4 kërcime. Debutuesit Both Gach ka luajtur me 17 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, ndërsa nga 11 pikë kanë shënuar Brooks Debisschop dhe Lejson Zeqiri. Ky i fundit ishte shumë i mirë në treshe sonte, duke shënuar me saktësi 50%, ku i dha tre prej gjashtë tentimeve.

Jordan Harris i Vëllaznimit dha 16 pikë, ndërsa Jahii Carson shënoi 10 sosh.

Me fitore, Prishtina bën bilancin 11-5 ndërsa Vëllaznimi tash është 7-10.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga