EDMOND AZEMI
Kapiteni i Prishtinës gjobitet me 300 euro
23 February, 2017 @15:31
Edmond Azemi, kapiten i Sigal Prishtinës, është gjobitur me 300 euro për shkak se gjatë ndarjes së medaljeve në finalen e Kupës së Kosovës ka bërë pompa!
“Edmond Azemi gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve, më saktësisht gjatë dorëzimit të medaljeve te KB Peja nga anëtarët e Bordit të FBK-së, ai ka bërë pompa, duke mos e respektuar kështu ekipin kundërshtar dhe ceremoninë, andaj ky veprim konsiderohet josportiv dhe për këtë arsye E. Azemi Konform Nenit 50.4 të PG të FBK-së dënohet me 300.00 euro,” ka shkruar njoftimi i FBK-së lidhur me finalen e Kupës.