PARA DERBIT

novini.mk
Kastrioti, me 2 përforcime
4 November, 2014 @9:49
Dueli i ekipeve pa fitore në Superligë, Kastrioti - Besa, zhvillohet në mesjavë. Ndërkaq ekipi ferizajas me trajner Visar Xhemajlin, duket të jetë tejet i interesuar për të arritur fitoren e parë.
Kjo pasi që ata kanë paralajmëruar dy përforcime para ndeshjes me Besën.
Fjala është për basketbollistin me përvojë dhe të njohur në Superligë, Enes Hadzibulic si dhe Vincent Williams.
Me këtë rast Kastrioti ka ç‘regjistruar të huajin Kene Obi për ardhjen e Williamsit.
Hadzibulic është 33 vjeç dhe është i njohur për publikun kosovar derisa ka dokumente të Kosovës dhe mund të luaj si lojtar vendor.
Së fundi, Enesi ka luajtur në ligën elite të maqedonisë për Feni Indistrija, derisa më parë ka bërë karrierë në Lirinë e Shkupit, pastaj Rabotnickin e në Kosovë për Pejën e Bashkimin.
Sa i përket Vincent Williamsit, ai për herë të parë do të zbarkojë në Kosovë ndërsa cilësitë e tij pritet të shihen. Williams së fundi ka luajtur për ekipin gjerman Bochum.
Ai është 23 vjeç ndërsa luan në pozitën e organizatorit. ëilliams do të zëvendësojë qendrën Kene Obi, që nuk la përshtypje te ekipi ferizajas.
Obi më së shumti pikë i ka shënuar në ndeshjen e parë ndaj Trepçës, 18. Ndërs që prej asaj xhiroje ai ka qenë në rënie duke i shënuar 9 pikë ndaj Yllit, 8 ndaj Bashkimit dhe 2 ndaj Vëllaznimit e Pejës.
Kastrioti dhe Besa janë dy skuadrat e fundi në Superligë dhe ende nuk kanë shijuar fitoren këtë stinor.
Në mesjavë, kur zhvillohet ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave në palestrën Bill Clinton të Ferizajit pritet që njëra skuadër të regjistrojë fitoren e parë, derisa njëra të mbetet ende pa fitore edhe pas gjashtë xhirove.