Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

KB Bashkimi bëhet me zhveshtore dhe zyre të reja

KB Bashkimi bëhet me zhveshtore dhe zyre të reja


1 April, 2021 @18:36

Klubi i basketbollit Bashkimit sot ka bërë përurimin e hapësirave të reja të zhveshtores dhe të zyres në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, portokallezinjtë kanë bërë të ditur se financimi dhe realizimi i këtij projekti është mundësuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prizrenit, duke e vlerësuar këtë si një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe organizative.

“KB Bashkimi është duke u angazhuar në vazhdimësi që krahas punës sportive në fushë, ta avancojë klubin edhe jashtë fushës me përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe organizative, ashtu si çdo klub tjetër profesionist”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Në përurimin e hapësirave të reja, përveç zyrtarëve të klubit dhe zyrtarëve komunalë, prezentë ishin edhe zyrtarë nga Federata e Basketbollit të Kosovës, në krye me kryetarin Arben Fetahu.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga