KONFIRMON LIGA BALLKANIKE

Pamje gjatë bisedës mes kapitenit Qëndrim Biraj, nd/trajnerit Edin Kërveshi dhe trajnerit Darko Radulovic/ Foto: KB Bashkimi/ fb
KB Bashkimi në BIBL 2022/23
31 August, 2022 @11:02
Ish-kampioni i Kosovës, Bashkimi, ka bërë kërkesë zyrtare për të marrë pjesë në stinorin e ri të Ligës Ballkanike, BIBL 2022/23.
Kërkesën zyrtare të KB Bashkimit e ka konfirmuar edhe vetë BIBL, ndërsa tash liga në fjalë pret konfirmimin edhe nga FBK për të bërë procedurat e mëtutjeshme për inkuadrimin e ekipit prizrenas aty.
Dikur nënkampion
Kujtojmë, Bashkimi ka qenë pjesë e BIBL për katër stinorë radhazi, prej 2015/16 deri në 2018/19 ndërsa rezultatin më të mirë e kanë pasur në 2017/18 kur arritën deri në finale dhe u mposhtën nga Levksi aty 83-72 për tu bërë nënkampion të kësaj lige!
Prizrenasit për këtë stinor duket të jenë bërë gati gjatë verës, ndërsa kanë zhvilluar veçse disa miqësore me ekipin e Trepçës, të cilat i kanë humbur.
Gjysma e Superligës në gara ndërkombëtare
Ekipi po vazhdon të drejtohet nga Darko Radulovic, ndërsa skuadra ka nisur përgatitjet gjatë gushtit për stinorin e ri, që pritet të jetë mjaft interesant në Superligë, por edhe në gara ndërkombëtare, pasi që tashmë pos Yllit, Trepçës, Prishtinës edhe Bashkimi ka konfirmuar pjesëmarrjen në garë ndërkombëtare.