KB PEJA
KB Peja zyrtarizon trajnerin e mirënjohur turko-boshnjak
9 February, 2020 @19:54
Pas largimit të trajnerit Jeronimo Sarin, Peja e ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Para pak minutave klubi pejan njoftoi që në krye të skuadrës në vazhdim të sezonit do të jetë Adis Beciragic, trajneri i mirënjohur turko-boshnjak.
Trajneri në fjalë ka përvojë të madhe në basketbollin turk, si ndihmës e si kryetrajner në skuadra gjigande si Galatasaray, Konyaspor e Darussafaka, ndërsa si lojtar ka përvojë në shtetin e Bosnjës.
Në foton e mëposhtme mund të shihen më tepër detaje nga karriera e trajnerit Beciragic, i cili te Peja vjen me synim titullin kampion.