Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 13

KB Prishtina dënohet 400euro, zyrtari i suspendohet

KB Prishtina dënohet 400euro, zyrtari i suspendohet


7 December, 2022 @15:43

Klubi i Prishtinës ka marrë gjobën më të madhe në kuadër të xhiros XII të ndeshjeve të Superligës. Bardhekaltërve i është shqiptuar dënimi prej 400 eurosh nga Komisioni i Garave, ndërsa një zyrtar i tyre është suspenduar për një ndeshje mosparaqitje me skuadrën.

Në Informatorin Nr. 13 të Superligës në Vendimet e KG-së shkruan se Prishtina është dënuar me 400 euro sipas Nenit 50.7, ndërsa Agon Abazi (sekretar i klubit) është dënuar me një ndeshje mosparaqitje sipas Nenit 50.9

Prishtina në ndeshjen e xhiros XIII kishte mposhtur lehtë Rahovecin, por ndeshja ishte shtyer për 24 orë, pasi që për mungesë sigurie në sallë, ishte kërkuar shtyerja e duelit.

Nenet, për dënimet e shqiptuara për KB Prishtinën thonë:

“Komentimi apo kritikat ndaj vendimeve të gjyqtarëve nga lojtarët, trajnerët, zyrtarët e klubit,” - dënohen me 400 euro — shkruan në Nenin 50.7 të PG-së.

Ndërsa, “Sjellja josportive e konstatuar në bazë të fletëparaqitjes nga personat zyrtarë, transmetimi, xhirimet apo e shfaqur në prezencë të KG-së, cilitdo anëtar të KG-së, Sekretarit apo kryetarit të FBK-së,” - dënohet me 1 ndeshje në Superligën e meshkujve, — shkruan në Propozicionet e Garave të FBK-së për seniorët për sezonin 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga