Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJOBA E FUNDIT E STINORIT PËR PRISHTINËN

KB Prishtina gjobitet me mbi 2 mijë e 500 euro

Pamje nga arkivi

KB Prishtina gjobitet me mbi 2 mijë e 500 euro


16 May, 2022 @16:48

Përpos ndeshjes Peja-Trepça, ku incidentet janë të freskëta ende dhe pati shumë bujë, nuk ka kaluar pa gjoba edhe përballja e tretë e serisë gjysmëfinale Prishtina-Ylli, ku suharekasit fituan dhe me 3-0 në seri siguruan finalen e PlayOffit.

Këtu të gjitha gjobat kanë qenë për Prishtinën, ndërsa sipas KG-së janë marrë këto vendime për shkeljet e bardhekaltërve që bëjnë në total gjobën për ata, 2 mijë e 800 euro.

Shkeljet e KB Prishtina:

KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 48.15 te PG denohet me 500 euro.
KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 48.4/Pika 2 te PG denohet me 400 euro.
KB Sigal Prishtina, Konform nenit 49.9 te PG te PG denohet me 300 euro.
KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.11 te PG denohet me 1.500 euro.
KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 48.14 te PG denohet me 100 euro.

Organizimi i ndeshjes është vlerësuar si jo i mirë, ndërsa është theksuar mungesa e Policisë së Kosovë.

Ndërsa te sjellja e shikuesve është thënë: Hudhja e petardeve ne fushe. Hyrja e personave jozyrtare ne fushe.

Me humbjen e regjistruar në këtë ndeshje, Prishtina ka mbyllur edicionin 2021/22 të Superligës pas serisë 0-3 në të mirë të Yllit, ndërsa Ylli (kampion aktual) ka kaluar në finale të PlayOffit, ku do të pres fituesin e duelit Peja 1-2 Trepça.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga