PRIZRENI - 16

KB Prizreni: Koljevic u sulmua, është në emergjencë
19 September, 2021 @21:03
Prizreni-16 u mposht sonte nga Trepça me rezultat 97-90.
Sipas postimit të klubit prizrenas, Koljevic u sulmua pas ndeshjes dhe për momentin është në emergjencë.
Koljevic u sulmua nga disa shikues në palestrën “Minatori”.
Kujtojmë që stinorin e kaluar Koljevic kishe luajtur pikërisht te Trepça.
POSTIMI I KB PRIZRENI, PA NDËRHYRJE :
“Përfundoi ndeshja : TREPÇA - PRIZRENI 16 97:90
Pas perfundimit te ndeshjes disa shikues sulmuan lojtarin Ivan Koljevic i cili tani me gjendet ne emergjenc. Veprime te pa duhura qe zbehin imazhin e basketbollit e aq me shume nje trilleri basketbollistik e cila u zhvillua me loje burerore. Tani mbetet ne dore te FBK-së për vendim korekt ngase Propozicionet e garave thojne : EKIPA NIKOQIRE ËSHTË PËRGJEGJËS PËR SIGURIMIN E MUSAFIRËVE , PARA , GJATË DHE PAS PËRFUNDIMIT TË NDESHJES. E kjo qka ndodhi ishte në interval e lojës. Tani organet kompetente le të vendosin.”