Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGIMI

KB Prizreni reagon ndaj shtyerjes së ndeshjes

KB Prizreni reagon ndaj shtyerjes së ndeshjes


14 November, 2020 @17:10

Skuadra e KB Prizrenit ka dalë me një reagim sot, pasi që është shtyer ndeshja e tyre ndaj Prishtinës e paraparë për këtë xhiro.

Në reagim kontestohet infektimi i lojtarëve të Prishtinës me coronavirus, duke kërkuar transparencë.

Mëposhtë, lexoni reagimin e plotë të KB Ponte Prizrenit (pa ndërhyrje):

REAGIM NDAJ SHTYERJES SË NDESHJES PONTE PRIZRENI - SIGAL PRISHTINA

KB PONTE PRIZRENI konteston fuqishëm shtyerjen e ndeshjes kampionale të xhiros së V me Sigal Prishtinën për arsye se “kinse” qenkan lojtaret te infektuar me covid19 nga skuadra mike. Ne si klub kemi kryer gjitha papërgatitjet për ndeshje , duke lajmëruar Policinë e Kosovës, dhe formalitetet tjera, deklaratat për covid19 etj, dhe mbrëm në orët e vona morëm një email nga FBK që ndeshja është shtyer. Ne si klub kërkojmë transparencë dhe fakte të na deponohen se a janë në të vërtetë lojtarët me covid19.

Neve nga Federata na u tha se jane ne pritje te rezultateve nga IKSHP, por konstatimi të jesh me Coronavirus dhe jemi në pritje të rezultateve nuk ka tokëzim , po asgjë më se një teori konspiracioni. Superliga e Futbollit ka 12 skuadra, liga e parë e futbollit 20 skuadra. Si ndodh që në futboll të mos anulohet asnje ndeshje ku numerikisht janë 5 herë më shumë se ne, bile ata përfunduan edhe sezonin 2019/2020 ne që pezulluam.

Javën që kaloi KB PRISHTINA femrat zhvilluan një ndeshje pa 4/5 lojtare të sëmuara dhe ndeshja përfundoi. Rekomandimet tona për FBK-në janë që të merren praktikat nga piga profesionale NBA deri te ligat e FIBAS apo EUROLEAGUE. Rregullat janë të thjeshta, lojtari që del pozitiv nga coronavirusi karantinohet pjesa tjetër e ekipit luan ndeshjen, shkurt pa ndonjë filozofi të madhe.

Mos të përdoren standarde të dyfishta nga FBK, sepse kjo mund të kontribojë në bllokim total të basketbollit, atëherë ne gishtin dhe përgjegjësin do jua lëjm juve, ngase ne duhet të jemi ata të cilët me çdo kusht të kontribojmë që basketbolli duhet të luhet dhe i respektojmë masat e Qeverisë së Kosovës. Për fund nuk jemi të interesuar ta qojmë vendin në kollaps basketbollit , për një klub i cili është në bojkot apo klubi tjetër që kan vonuar pagën e 2/3 lojtarëve dhe si justifikim merret pandemia COVID19. Përshëndetje sportive!

kb ponte prizreni


 
Të gjitha lajmet nga