Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF BASHKIMI - KBF PENZA

KBF Bashkimi e hap pjesën e dytë me fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

KBF Bashkimi e hap pjesën e dytë me fitore


23 January, 2021 @15:26

Vashat e Bashkimit e mposhtën Penzën me rezultat 85-74 dhe e hapën pjesën e dytë të sezonit me fitore.

Në 3 çerekët e parë, rezultati ishte i ngushtë, derisa Bashkimi e bëri dallimin në 10 minutëshin e fundit, duke pësuar 14 pikë e shënuar 22 në koshin e kundërshtares.

Le’Jzae Davidson shkëlqeu me 32 pikë, 3 asistime e 2 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Aisha Balarabe me 24 pikë, 17 kërcime e 4 asistime.

Te Penza Gabrielle Cooper në ndeshjen e parë të saj në Ligën e Femrave, luajti me 22 pikë, 11 kërcime, 5 topa të rrëmbyer e 4 asistime.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja tretë e Bashkimit kundër Penzës sivjet.

Bashkimi gjendet në krye të Ligës së Femrave me 10 fitore e 1 humbje, kurse Penza ka bilanc prej 5 fitoreve e 6 humbjeve në pozitën e katërt.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave