Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF TREPÇA - KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi fiton pas 2 humbjeve rresht

KBF Bashkimi fiton pas 2 humbjeve rresht


11 December, 2021 @23:38

KBF Bashkimi pas humbjes kundër Penzës dhe Prishtinës, e mposhti Trepçën me rezultat 66-79.

5 lojtare te Bashkimi luajtën me pikë dyshifrore. Janelle Porter me 21 pikë e 12 kërcime ishte më e mira te skuadra prizrenase, derisa u dalluan edhe Irma Konjusa me 17 pikë, 10 asistime e 6 kërcime, Sarra Vraniqi me 13 pikë, Besjana Martinaj me 12 pikë dhe Christina Ellis me 10 pikë e 10 kërcime.

Te Trepça u veçuan Ta’shara Jeffries me 37 pikë e 5 kërcime dhe Alma Muzliukaj me 15 pikë e 13 këricme.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit Juxhin Shaqiri te Bashkimi, derisa fitorja e pestë në 9 ndeshjet e zhvilluara, kurse Trepça me 3 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e parafundit.

Këto dy skuadra kanë nga një ndeshje më pak, ngase nuk është luajtur ndeshja në xhiron e pestë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave