Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF KASTRIOTI - KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi i kthehet fitoreve, triumfon ndaj Kastriotit

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

KBF Bashkimi i kthehet fitoreve, triumfon ndaj Kastriotit


9 December, 2020 @14:41

Pas humbjes ndaj Prishtinës, KBF Bashkimi e mposhti Kastriotin me rezultat 58-94.

Vetëm çereku i parë përfundoi me rezultat të barabartë 18-18, e më pas ndeshjen e kontrolluan vashat e Bashkimit dhe e regjistruan fitoren e tetë të sezonit.

Më e dalluara te skuadra prizrenase ishte Diedona Halitaj me 18 pikë, 5 kërcime, 3 topa të rrëmbyer dhe 2 asistime. Halitaj u ndihmua edhe nga Jaleesa Avery me 17 pikë e 9 kërcime, Le’Jzae Davidson me 15 pikë e 8 kërcime dhe nga Jeta Zeka me 12 pikë të tjera.

Te Kastrioti u veçuan Amani Alexander me 24 pikë, 6 topa të rrëmbyer e 5 kërcime dhe Agnesa Rrahmani me 16 pikë e 4 kërcime.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me 8 fitore e 1 humbje gjendet në krye të tabelës në Ligën e Femrave, kurse Kastrioti ka bilanc prej 1 fitoreve e 8 humbjeve.

Në xhiron e 10 Bashkimi takohet me Vëllaznimin, derisa Kastrioti me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave