Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI (F) - BASHKIMI (F)

KBF Bashkimi me 30+ ndaj Vëllaznimit, mbetet e vetmja pa humbje

TOSPORTI / Arian Paçarizi

KBF Bashkimi me 30+ ndaj Vëllaznimit, mbetet e vetmja pa humbje


20 November, 2020 @16:53

Në duelin e dy skuadrave të pamposhtura në Ligën e Femrave, epitetin e ruajti KBF Bashkimi, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 66-99.

Vashat e Bashkimit nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshuan asnjë moment epërsinë, derisa Vëllaznimi nga banka rezervë nuk pati ndihmë asnjë pikë dhe kjo luajti rol në humbjen e parë të skuadrës gjakovare.

Saranda Daci ishte e pakapshme te Bashkimi. Daci shkëlqeu me 29 pikë, 31 kërcime, 7 bllokada e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Arbnore Përquku me 15 pikë, 12 asistime e 5 kërcime dhe Le’Jzae Davidson me 13 pikë, 8 asistime e 5 kërcime.

Te Vëllaznimi si zakonisht më të dalluarat ishin Sarah Mgbeike me 25 pikë e 11 kërcime dhe Raven Baker me 24 pikë e 7 topa të rrëmbyer.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me 5 fitore e 0 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Vëllaznimi e regjistroi humbjen e parë pas 4 fitoreve.

Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Penzën, kurse Vëllaznimi me Kastriotin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave