BASHKIMI (F) - KASTRIOTI (F)
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
KBF Bashkimi me rekord pikë deklason Kastriotin
15 November, 2020 @17:47
Një ndeshje tepër e lehtë për vashat e Bashkimit është luajtur sot në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren kundër Kastriotit.
Bashkimi e deklasoi Kastriotin, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 116-42.
Vashat e Bashkimit e regjistruan shifrën më të lartë të pikëve deri më tani në një ndeshje pas 4 xhirove. Gjithashtu epërsia prej 74 pikëve është diferenca më e madhe deri më tani në Ligën e Femrave për sezonin 2020/21.
Arbnore Përquku me double-double prej 22 pikëve e 10 asitimeve ishte më e mira në parket për Bashkimin, derisa u ndihmua edhe nga Jaleesa Avery me 15 pikë e 10 kërcime dhe Marigona Rushiti me 14 pikë të tjera.
Te Kastrioti Amani Alexander me 17 pikë dhe Agnesa Rrahmani me 15 pikë ishin të vetmet që u dalluan por nuk mjaftuan për ndonjë befasi.
Bashkimi gjendet në krye të tabelës me 8 pikë sikurse Vëllaznimi, derisa Kastrioti është skuadra e vetme pa fitore deri më tani.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Vëllaznimin, kurse Kastrioti me Prishtinën.
LIGA E FEMRAVE

15 January, 2021 @19:07
Basketbollistet Da’jah Daniel dhe Alexis Tolefree janë paraqitur për regjistrim në FBK për të qenë pjesë e Prishtinës gjatë stinorit…
LIGA E FEMRAVE
15 January, 2021 @18:52
Lideri aktual i Superligës së femrave, Bashkimi, ka kthyer në skuadër dy ish lojtare. Fanellën e portokalltë këtë stinor do…
TRANSFERIMET
15 January, 2021 @17:51
Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha transferimet…
PENZA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
13 January, 2021 @20:55
Pas Arbnore Përqukut, edhe Diedona Halitaj kthehet te skuadra e Penzës. Halitaj së fundi ishte pjesë e Bashkimit dhe…
PENZA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
13 January, 2021 @18:47
Njëra ndër basketbollistet më të mira në Ligën e Femrave, Arbnore Përquku, sot u largua nga KBF Bashkimi. Përquku…