LIGA E FEMRAVE
KBF Kastrioti i përforcuar kërkon fitoren e parë ndaj KBF Vëllaznimit
23 January, 2021 @11:11
Ndeshja e dytë e xhiros 11, do të luhet në mes të KBF Kastriotit e KBF Vëllaznimit.
Skuadra nga Ferizaji është përforcuar me basketbollisten Iavarone Andrea Lynn dhe kërkon fitoren e parë ndaj Vëllaznimit.
Në anën tjetër skuadra gjakovare ka shtuar në skuadër basketbollistet Anila Selmani e Anesa Korqa.
Kastrioti gjendet në fund të tabelës me 1 fitore e 9 humbje, derisa Vëllaznimi në pozitën e dytë me 8 fitore e 2 humbje.