Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF FINALS | GAME 3

KBF Prishtina fiton, seria finale vazhdon

KBF Prishtina fiton, seria finale vazhdon


19 April, 2022 @0:11

Po të kishte fituar Penza sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, do të shpallej kampione e Kosovës për edicionin 2021/22.

Mirëpo, vajzat e drejtuara nga Fidan Shatri u këndellën pas dy humbjeve në serinë finale dhe me fitoren e sontme si vendase 87-68 [16-19, 36-14, 13-20, 22-15] bënë vazhdimin e serisë tutje, që tash bartet në Karagaç.

Tynice Martin me 30 pikë të shënuara ka bërë dallimin në ndeshjen jetike për prishtinaset për të vazhduar serinë finale, ndërsa Sarah Mgbeike ka kryer lojën me double-double prej 10 pikëve dhe 10 kërcimeve.

Mundi i pejaneve, që luajtën më mirë në çerekët tek të ndeshjes, nuk mjaftoi për titull! Hilaire Kaela me 22 pikë e Rael Whitsitt me 17 pikë e 16 kërcime ishin më të dalluarat, ndërsa edhe kapitenja Valbona Bytyqi që kreu ndeshjen me double-double prej 16 pikë e 11 kërcime - tash duhet bartur energjinë në ndeshjen tjetër.

Seria aktualisht është Penza 2-1 Prishtina, ndërsa ekipi që arrin së pari te fitorja e tretë, shpallet kampion.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave