MATCH REPORT: KBF PRISHTINA - KBF TREPCA

KBF Prishtina me 30 pikë dallim mposht KBF Trepçën
29 October, 2020 @19:23
Basketbollistet e Prishtinës pas disfatës në finale të Superkupës së Kosovës nga Bashkimi, kanë shpërthyer ndaj KBF Trepçës sonte në Minatori, duke i mposhtur me 30 pikë dallim.
Në një ndeshje që fituesja dihej që nga çereku i parë i ndeshjes, ekipi i Fidan Shatrit nuk ka lënë vend për befasi edhe kur mitrovicaset tentonin të bënin më shumë dhe të ulnin nga pak epërsinë.
Kështu në fund, 44-74 rezultati përfundimtar për Prishtinën, derisa Gentiana Ismajli me 20 pikë, 12 kërcime e 12 asistime ishte brilante në ndeshje.
Djellza Dakaj shënoi 17 pikë e 8 kërcime, kurse 12 të tjera shtoi Fjolla Ajeti.
Te mitrovicaset e drejtuara nga K. Muja, më efikaset qenë Sihana Ramoja me 16 dhe Lorena Haxha me 14 pikë të shënuara.