Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF VËLLAZNIMI - KBF TREPÇA

KBF Trepça siguron Play Offin

KBF Trepça siguron Play Offin


21 March, 2022 @23:43

KBF Trepça, duke e mposhtur kundërshtaren direkte e Play Offit, Vëllaznimin me rezultat 66-77, e siguroi biletën e fundit.

Skuadra mitrovicase e dominoi ndeshjen, derisa epërsia më e madhe në ndeshje shkoi deri në 29 pikë.

Ta’Sharra Jeffries me 36 pikë, 7 kërcime, 7 asistime e 7 topa të rrëmbyer ishte më e mira, derisa u nihmua edhe nga Kelly Muller me 24 pikë e 19 kërcime.

Te Vëllaznimi më e dalluara ishte Kendra Williams me 36 pikë.

TABELA AKTUALE

Trepça me 7 fitore e 12 humbje gjendet në pozitën e katërt, kurse Vëllaznimi me 4 fitore e 15 humbje në pozitën e pestë.

Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt Trepça e pret Bashkimin, kurse Vëllaznimi takohet me Kastriotin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave