Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANTE NAZOR

Kemi nisur të luajmë si kolektiv

Foto: KBPrishtina/Sh. Ahmeti/ fb

Kemi nisur të luajmë si kolektiv


9 December, 2021 @22:43

Trajneri i Prishtinës, Ante Nazor, është shprehur të jetë i kënaqur me ekipin pas paraqitjes së sontme ndaj Trepçës, ndërsa ka treguar se puna e bërë në stërvitje ka filluar të jep frytet.

Ai gjithashtu ka theksuar se i ka thënë lojtarëve që me lojë të mirë dhe përkrahjen që vjen nga publiku, ata do të jenë edhe më të fortë në vijim.

“Po, kemi thënë se do të bëhemi më të mirë me kohë dhe tash kanë filluar të shihen rezultatet. Kemi nisur të luajmë si kolektiv dhe me rrjedhshmëri në lojë duke nisur nga brenda po shkojmë shumë mirë,” ka thënë trajneri kroat i bardhekaltërve.

“U kam shpjeguar edhe lojtarëve se nëse vazhdojmë me këtë stil të lojës, tifozët do të jenë edhe më të mëdhenjë në numër dhe ata do të jenë forca jonë shtesë në secilën ndeshje,” ka shtuar Nazor.

Prishtina me fitoren e sontme ndaj Trepçës ka arritur të bëj biilansin në Superligë 7-6, ndërsa ka shënuar fitoren e parë kampionale ndaj mitrovicasve këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga