Të gjitha lajmet

FBK

Këto janë risitë në transmetim

Këto janë risitë në transmetim


16 January, 2021 @20:18

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton opinionin për risitë në basketbollin kosovar si rrjedhojë e nënshkrimit të marrëveshjes së re për sponsorizimin e Superligës së Kosovës dhe marrëveshjes së re për të drejtat e transmetimit ekskluziv televiziv të basketbollit kosovar.

Me kontratën e re të nënshkruar me kompaninë “KUJTESA” të gjitha fondet përkrahëse nga shitja e të drejtave televizive, si ai i pjesëmarrjes edhe ai i shpërblimeve, për klubet e Superligës do të shtohen për 50% dhe do të jenë të aplikueshme për 4 vitet e ardhshme.

Për më tepër, të gjitha ndeshjet e Superligës do të emitohen me ekip të plotë realizues, që do të thotë se do të ofrohet produksion shumë më cilësor, me 4-5 kamera dhe me mundësi të ngadalësimit dhe përsëritjes së situatave, që do të ndihmojë edhe procesin e referimit dhe sigurimit të ndarjes sa më të mirë të drejtësisë në ndeshjet tona. Përveç kësaj kemi garantuar transmetimin e së paku një ndeshje të femrave dhe një ndeshje tjetër në platformën e “Kujtesa”-s.

Përfitim tjetër është shitja e emrit të Superligës për katër vitet e ardhshme, me çka kemi garantuar mbulimin e shpenzimeve të referimit për të gjitha ekipet e Superligës dhe fondin e shpërblimeve përgjatë tërë kontratës. “FiveStar Fitness”, si sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës do të na garantojë edhe qasje të lojtarëve dhe lojtareve të të gjitha Përfaqësueseve tona nëpër të gjitha palestrat e veta anembanë Kosovës.

Së paku një ndeshje për xhiro, pa marrë parasysh ditët kur zhvillohen, do të shfaqen në kanalin televiziv T7, i cili transmetohet në të gjitha platformat kabllore në Kosovë. Në xhirot që zhvillohen në fundjavë transmetimi në televizionin T7 do të transmetohen dy ndeshje, në orare më të përshtatshme për ekipet, ndërsa orari i transmetimeve të ndeshjeve në kanalin publik T7 do të bëhet publik jo më vonë se deri në fund të muajit janar 2021.

Të gjitha ndeshjet do të ruhen dhe të jenë të qasshme në serverin dhe platformën e FBK-së në internet menjëherë pas transmetimit live, ndërsa ne do të kërkojmë dhe nxisim të gjitha ekipet që të shfrytëzojnë dhe t’i vendosin ato në platformat e tyre, për të zgjeruar sa më shumë qasshmërinë tek publiku virtual, që është edhe më i rëndësishëm sivjet kur e kanë të pamundur që të jenë pranë nesh nëpër palestra. Në lidhje me këtë, përmes kësaj kontrate të nënshkruar, kemi siguruar pajtueshmëri të plotë me kontratën të cilën e kemi lidhur me “KeyMotion” dhe “Synergy Sports”, të cilët nëpër palestrat tuaja pritet të investojnë në krijimin e sistemeve të incizimit autonom të ndeshjeve, si teknologji e udhëhequr nga inteligjenca artificiale, me çka do të sigurojmë platformë për krijimin e databazave virtuale për ekipet tona me ndeshje të grupmoshave të reja dhe stërvitje të të gjitha ekipeve. Por, më shumë informata për këtë pjesë do të ndajmë me ju pas inaugurimit të projektit krahas partnerit tonë në fund të muajit janar 2021.

Jemi duke punuar në një pamje krejt të re për ndeshjet tona që transmetohen në televizion, me grafika të cilat integrojnë dhe paraqesin drejtpërdrejtë statistikat live në të cilat ne investojmë aq shumë dhe për të cilat e kemi lidhur një kontratë më të avancuar me Genius Sports në nëntor të vitit që e lëmë pas. Kjo kontratë na mundëson integrimin e të gjitha statistikave të mbajtura në ligat tona direkt në databazën e lojtarëve të cilën e kemi krijuar bashkërisht në regjistrohu.club dhe paraqitjen e tyre në uebfaqen tonë dhe potencialisht në ndeshjet e transmetuara në televizion. Jemi duke punuar në këto integrime të cilat presim të përfundojnë brenda javësh.

Si përmbledhje, me ndërrimin e ofruesit të shërbimeve të paraqitjes sonë në internet dhe angazhimin e Global CT, avancimin e kontratës për statistika live me Genius Sports, lidhjen e kontratës me Synergy Sports për instalimin e tetë sistemeve në 8 palestra në qytetet kryesore ku zhvillohet basketbolli elitar aktualisht me idenë e zgjerimit të mëtejmë në palestra tjera të incizimit autonom dhe emetimit automatik në internet në tetë palestra të Kosovës dhe për vendosjen e grafikave dhe integrimin e statistikave live në transmetimet tona, si dhe me këtë kontratë të fundit të lidhur me kompaninë “Kujtesa” mëtojmë arritjen e një dimensioni tjetër të paraqitjes para publikut tonë përmes mjeteve virtuale dhe televizive, gjë që përbën prioritet edhe më të madh sivjet në këtë vit pandemie kur nuk mund t’i kemi pranë tifozët nëpër palestrat tona.


PEJA - BASHKIMI

Pesë lojtarë me pikë dyshifrore, Peja bindëse ndaj Bashkimit

FBK Superliga

Pesë lojtarë me pikë dyshifrore, Peja bindëse ndaj Bashkimit

27/01/21 @ 16:36

KLINË

6 përforcime për Dukagjinin para pjesës pranverore

FFK Liga e parë/Transfere

6 përforcime për Dukagjinin para pjesës pranverore

27/01/21 @ 16:32

Ç3: PEJA-BASHKIMI

Thellohet epërsia në Karagaç

FBK Superliga

Thellohet epërsia në Karagaç

27/01/21 @ 16:14

PP: PEJA - BASHKIMI

Peja në epërsi të thellë ndaj Bashkimit

FBK Superliga

Peja në epërsi të thellë ndaj Bashkimit

27/01/21 @ 15:41

PREMIER LEAGUE

Leicester City pas James Tarkowski

Premier League/Transfere

Leicester City pas James Tarkowski

27/01/21 @ 15:20

KAMPIONJA E SHQIPËRISË

Tirana zytarizon Orges Shehin si trajner të ri

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Tirana zytarizon Orges Shehin si trajner të ri

27/01/21 @ 13:57

NË KOSOVË

Nisin testimet dhe matjet për basketbollistët

FBK Superliga/FBK Liga e Parë/FBK Liga e Dytë/FBK Liga e Femrave/FBK Superliga U18

Nisin testimet dhe matjet për basketbollistët

27/01/21 @ 13:41

NORVEGJEZI

Odegaard prezantohet te Arsenali

Premier League/La Liga/Transfere

Odegaard prezantohet te Arsenali

27/01/21 @ 12:52

KUPA E KOSOVËS

Nesër gjysmëfinalet në Kupën e Kosovës te femrat

FBK Liga e Femrave

Nesër gjysmëfinalet në Kupën e Kosovës te femrat

27/01/21 @ 10:21

LIGA e PARË

Super derbi në Ligën e Parë

FBK Liga e Parë

Super derbi në Ligën e Parë

27/01/21 @ 10:17


Të gjitha lajmet nga