Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË LIRISË

Suksesi vlerësohet me vështirësitë

Suksesi vlerësohet me vështirësitë


3 September, 2023 @10:57

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ka thënë se është i lumtur që lojtarët e tij nuk janë dorëzuar deri në fund të ndeshjes. Ai ka theksuar se secili ekip në këtë ligë është i fortë dhe Liria nuk bën dallime ndaj asnjërit kundërshtar.

Për më tepër, ai ka thënë se suksesin e Lirisë do ta përcatojë renditja tabelare në fund të stinorit. Ai ka folur edhe për golin e fitores së ekipit të tij, që u dha pas shikimit me VAR.

“Goli i dytë ka qenë i organizuar gjatë. Më erdh mirë që përfundoi me gol. Suksesi vlerësohet me vështirësitë e tij. Jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve, që nuk e kanë lënë betejën asnjëherë, shkuan deri në fund.

Në këtë ligë, secili ekip është i fortë, nuk ka ekip të fortë ose të dobët. Ne nuk e nënçmojmë askënd. Për të folur për referim, ofsajd, gol dhe të tilla, më duhet që unë të jem i pagabueshëm, lojtarët të mos gabojnë e vetëm e vetëm atëherë, mund të më shihni duke folur për gabimet e tjetërkujt.

Lirinë ku e shoh? E shoh si një ekip me plan, që do të luajë lojë me plan, lojë me organizim të mirë në fushë. Ndërsa në fund, suksesin tonë do të na përcaktojë renditja tabelare e fundit të stinorit. Në gara evropiane? Pse jo, do të ishte mirë nëse e arrijmë,” ka thënë në fund Yigit.

Liria ka arritur fitoren e parë të stinorit dje, duke e mposhtur Fushë Kosovën në shtëpi 2-1. Prizrenasit për momentin kanë 5 pikë nga 4 ndeshje të zhvilluara. Në xhiron e radhës, ata janë mysafirë të Prishtinës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga