Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN PIKËT NË "ZAHIR PAJAZITI"

Llapi dominoi, e Prishtina përsëri barazoi jashtë

Foto: KFLlapi/ fb

Llapi dominoi, e Prishtina përsëri barazoi jashtë


3 September, 2023 @19:27

Pas dy fitoreve të shënuara brenda, Prishtina ka regjistruar edhe barazimin e dytë jashtë terrenit të saj. Bardhekaltërit nga kryeqyteti kanë luajtur 0-0 me Llapin dje në “Zahir Pajaziti”, derisa ka marrë pikën e dytë si mysafir këtë stinor, pas barazimit 0-0 me Gjilanin dy xhiro më parë.

Në anën tjetër Llapit i është ndalë seria prej dy fitoreve me radhë pas startit me humbje, derisa ekipet në fushë luajtën lojë të fortë herë-herë me raste të mira dhe kërkuese, por që rrjetat s’arritën të tunden assesi.

Ergyn Ahmeti rrezikoi seriozisht së pari (33’) kur nga 16-metra tentoi me gjysmëvolej, por topi shkoi pranë portës së Ardit Nikës. Ky rast erdhi si rezultat i dominimit me posedim të Llapit në minutat para kësaj.

TABELA AKTUALE

Tjetër mundësi serioze ishte pas një korneri, kur Hamdi Namani tentoi me kokë (83’) por topi shkoi përsëri pranë portës së Nikës. E pas kësaj edhe J. Cobian tentoi furishëm - gjithashtu jashtë (84’).

Barazimi bën që Llapi të qëndrojë në pozitë të katërt pas katër ndeshjesh me shtatë pikë, derisa sot regjistroi barazimin e parë sezonal. Ndërkaq Prishtina është e treta me tetë pikë, me llogari ku në shtëpi fiton, ndërsa jashtë barazon!

Në xhiron që vjen, Prishtina pret Lirinë ndërsa Llapi i shkon Feronikelit’74.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga