Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË MALISHEVËS

Reagim i fuqishëm pas humbjes në xhiron e kaluar

Reagim i fuqishëm pas humbjes në xhiron e kaluar


3 September, 2023 @11:33

Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa, ka qenë shumë i kënaqur me rezultatin e arritur ndaj Feronikelit’74 dje, ndërsa trajneri ka theksuar se është i lumtur që lojtarët me angazhimin e treguar dhe realizimet janë kundërpërgjigjur më së miri prej humbjes nga Prishtina në xhiron e shkuar.

“Plotësisht jam i kënaqur me futbollistët për angazhimin, qasjen, pasi që janë kundërpërgjigjur pas humbjes nga Prishtina. Kemi reaguar fuqishëm dhe kemi treguar se nuk jemi rastësisht këtu.

Me dy ardhjet e reja (Oshafi dhe Ndjigi v.j.) jam shumë i kënaqur, sigurisht ata dy e ngritën ritmin kur hynë në lojë, ndërsa sa i përket pikëve jam shumë i kënaqur, pasi që kujtojmë në stinorin e kaluar Malishevës i janë dashur 9-10 xhiro për të arritur nëntë pikë.

Këto pikë tash na japin komoditet psikologjik dhe vullnet për rezultate edhe më të suksesshme.” - ka thënë Alirifa ndër të tjera.

Malisheva dje arriti kreun e renditjes duke tubuar 9 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa në xhiron e radhës janë mysafirë të Gjilanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga