Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET PËR FAQEN ZYRTARE TË KLUBIT

Meriton Korenica për Manisën: “Këtu jam për titull”

Meriton Korenica për Manisën: “Këtu jam për titull”


4 September, 2023 @20:38

Futbollisti i ri i Manisa FK, Meriton Korenica, në bisedën e tij për faqen zyrtare të klubit të tij të ri ka thënë se ai është aty për të arritur objektivat, e që është titulli i Ligës së Parë dhe kalimi i ekipit në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i krahut që shkoi për 200 mijë euro nga Ballkani te Manisaspori, ka nënshkruar kontratë 2+1 vjeçare me ekipin bardhezi të Manisës, ndërsa pasi që nënshkroi kontratën zyrtarisht ka thënë:

“Këtu kam ardhur për titull. Duke punuar shumë, do t’i arrijmë qëllimet që i kemi”, citon faqja zyrtare e klubit Korenicën 26-vjeç, që në dhjetor do t’i mbush të 27-tat.

“Mora shumë informata të rëndësishme dhe të vlefshme për klubin nga shokët. Jam i gëzuar që kam ardhur te një klub që ka synime të mëdha. Për të qenë këtu i suksesshëm, do të punojë shumë,” ka shtuar Korenica.

Ndërkaq, edhe drejtori sportiv i Manisës, Nderim Nexhipi ka vlerësuar Korenicën, të cilin e njeh mirë nga Ballkani ku punuan bashkë.

“Ai është i ri, dinamik dhe i talentuar. Do t’i shtojë cilësi skuadrës sonë. Besoj që do të jetë i sukesshëm këtu. I uroj stinor të suksesshëm me Manisën,” ka thënë Nexhipi.

Korenica në karrierën e tij luajti për Rahovecin, Metalurgun, Lirinë, Prishtinën dhe së fundi Ballkanin ku shkëlqeu. Së fundi ai mori ftesë edhe nga selektori i Kosovës Primoz Gliha dhe është në grumbullim me Kosovën për ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Rumanisë.

Ai dha kontribut të madh në kualifikimin e Ballkanit në fazën grupore të Ligës së Konferecës.

Manisa FK është e dyta në Ligën e Parë të Turqisë pas katër xhirove të para të zhvilluara aty. Ekipi ka aktualisht tre fitore e një barazim dhe ka dy pikë më pak se kryesuesi i ligës, Eyupspor. Pos Korenicës te Manisa luajnë edhe Jetmir Topalli dhe David Domgjoni.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga