Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË FERONIKELIT'74

Pas golit të dytë, erdhi demoralizimi

Pas golit të dytë, erdhi demoralizimi


3 September, 2023 @11:19

Feronikeli’74 ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshje kampionale, ndërsa trajneri i skuadrës Xhengis Rexhepi ka thënë se kjo është fuqia e ekipit të tij karshi në Malisheve edhe me lojtarë më cilësorë por edhe më të organizuar, pasi që pjesa e madhe e lojtarëve veçse dy vite po luajnë bashkë.

“I uroj fitoren Malishevës. Sa i përket pyejtes suaj, pjesa e parë ka qenë e barabartë, bile kemi pasur më shumë raste. Pjesa e dytë filloi keq. Pasi pranuam gol prej kornerit, erdhi te demoralizimi dhe mos të harrojmë që Malisheva ka ekip shumë më të mirë sesa Feronikeli’74.

Kjo është fuqia jonë, mundohemi të nxjerrim më të mirën nga kjo, ndërsa këtë ndonjëherë ta mundëson kundërshtari, ndonjëherë jo. Gjatë vazhdimit të ligës ne do të përforcohemi si me lojë ashtu edhe me lojtarë.

Na duhen të paktën 4 futbollistë cilësorë, që të bëj diferencën.” - ka thënë trajneri tetovar i Feronikelit’74.

Malisheva mposhti Feronikelin’74 4-1 dje, ndërsa në xhiron që vjen ekipi nga Drenasi luan ndaj Llapit në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga