Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË FUSHË KOSOVËS

Golat e pranuar, naive!

Golat e pranuar, naive!


3 September, 2023 @10:11

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes me Lirinë në Prizren ka thënë se mënyra e pranimit të golave nga ekipi i tij kanë qenë naive dhe në momente të theksuara, ekipit po i mungon përvoja.

“Nuk dua të mirrem me referim. Nuk jam unë ai që analizon VAR-in. Për aq sa kam parë duket si pozitë jashtë loje. Sot kemi pranuar gola në mënyrë naive. Cilësi kemi brenda grupit, por në mommente kyqe po na mungon përvoja.” ka thënë ndër të tjera Shala, i cili në fund ka thënë se shtyerja e ndeshjes së parë të stinorit Fushë Kosova - Gjilani, ka qenë gabim i KG-së së FFK-së.

Fushë Kosova i është rikthyer Superligës pas një dekade. Ekipi në fjalë fitoi Grupin B të Ligës së Parë, ndërsa në tri ndeshjet e para ekipi ka pësuar tri humbje. Aktualisht pampurët janë të fundit në renditje tabelare të Superligës, pa pikë të fituar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga