Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË NË SUPERLIGË!

Dy herë në vend të duhur, Zenunaj sjell fitoren e parë të Lirisë

Dy herë në vend të duhur, Zenunaj sjell fitoren e parë të Lirisë


2 September, 2023 @18:51

Melos Zenunaj,, ka qenë dy herë në vend të duhur, për të shënuar dy herë dhe për t’ia sjellë Lirisë fitoren e parë kampionale në Superligë, pas katër stinorësh të kaluara në Ligë të Parë. Njëkohësisht, ai ka shënuar edhe golat e para për Lirinë këtë stinor në Superligë, pasi që prizrenasit në 3 ndeshjet e para të stinorit nuk kishin arritur të tundnin rrjetat kundërshtare.

Liria mposhti Fushë KosovënPërparim Thaçi sot, 2-1 [Melos Zenunaj 34;, 89’ - Dominik Ivkic 67’] për të marrë tri pikët e para të stinorit 23/24, ndërsa Fushë Kosova që u paraqit denjësisht, përkundër reagimit në golin e fundit të Lirisë pas rishikimit të VAR-it, mbetet pa pikë në elitë. Pampurët pas 3 ndeshjeve të zhvilluara kanë zero pikë dhe tre humbje.

Liria nisi ndeshjen më mirë, por rastet më konkrete i kishte Fushë Kosova që rrezikoi disa herë portën e prizrenasve. E nga një krosim prej brendësisë së mesfushës, Tjiueza gjeti Likajn që çoi topin në rrëzim te Petrus, derisa nga ai Zenunaj shënoi prej afërsie për të mposhtur Armend Ruxhin, për 1-0!

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Fushë Kosova shfrytëzoi hutimin në mbrojtje të Lirisë, pas një korneri, kur Dominik Ivkic shënoi për mysafirët e drejtuar nga Burim Shala për të barazuar rezultatin.

Deri në fund, Liria pati rast të mirë me Prins Tjiuezën. Ai qëlloi shtyllën ndërsa në tentimin e radhës ka qenë reagimi i mirë i Ruxhit që la vendasit pa gol të shënuar (83’). E kur pritej fundi i qetë i ndeshjes, një krosim i Petrus Megamenos ka gjetur Zenunajn në këndin e largët, që futi topin në rrjetë. Gjyqtarët shikuan në VAR krosimin e Likajt nga gjuajta e lirë për të parë nëse Megameno ishte në pozitë jashtë loje, ndërsa për fatin e vendasve, gjyqtari kryesor mori sinjal për gol të rregullt dhe kështu Liria arriti fitoren e parë të stinorit.

Me këtë fitore, Liria del në pozitë të pestë të Superligës sot, me 5 pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet e fundit pa pikë. Në xhiron e radhës Liria udhëton për ndeshje ndaj Prishtinës, ndërsa Fushë Kosova pret nënkampionen aktuale, Drita.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga