Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DALIN NË KRYE

Malisheva rimerr kreun, bindshëm ndaj Feronikelit’74

Malisheva rimerr kreun, bindshëm ndaj Feronikelit’74


2 September, 2023 @19:06

Pas pjesës së parë të kaluar pa shumë raste, pos një goli të anuluar nga Altin Aliu (29’) për shkak se shënoi nga pozita jashtë loje dhe me dy gola të shënuara në fund të minutave të pjesës së parë, 1-1, Malisheva ka shpërthyer në pjesë të dytë për të shënuar edhe tre herë dhe për të marrë fitore të sigurt nga Feronikeli’74.

Ekipi i drejtuar nga Senad Alirifa ka shkëlqyer në 45-minutëshin e dytë të ndeshjes për të fituar duelin, Malisheva 4-1 Feronikeli’74 [Ilir Mustafa 42’, Arbër Prekazi 51’, Robert Mathieu Ndjigi 71’, Aldrit Oshafi 84’ - Jakup Berisha 44’], ndërsa pos rasteve edhe golat rridhnin në rrjetën e “niklit”.

TABELA AKTUALE

E mysafirët në fazën e fundit të ndeshjes, sikurse u dorëzuan dhe angazhimi i tyre la për të dëshiuara në 20-minutëshin e fundit të duelit. Që, për Malishevën shkaktoi rehati, pasi që ekipi kur krijoi avantazhin e lartë, siguroi trepikëshin dhe me këtë sot, do të qëndrojë në krye të renditjes tabelare të Superligës, me 9 pikë nga 4 duele të zhvilluara.

Në anën tjetër, Feronikeli’74 i drejtuar nga Xhengis Rexhepi mbetet me një fitore të vetme deri tash, karshi tre humbjeve dhe ka 3 pikë duke qëndruar për momentin në pozitë të shtatë.

Derisa Malisheva i shkon Gjilanit në xhiron e radhës, Feronikeli’74 pret Llapin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga