Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBROJTJE DHE SULM!

Liria zyrtarizoi edhe dy përforcime

11-shja e Lirisë që luajti ndaj Dukagjinit, në xhiron e tretë të Superligës 23/24/ Foto: LiriaFC/ fb

Liria zyrtarizoi edhe dy përforcime


31 August, 2023 @22:52

Skuadra prizrenase, Liria, që këtë stinor i është rikthyer Superligës së Kosovës pas katër sezonesh të kaluara në Ligë të Parë, ka zyrtarizuar sot edhe dy lojtarë të ri në ekip.

Rigon Spahiu, qendërmbrojtës i lindur në Nurtingen të Gjermanisë, aktualisht 20-vjeçar dhe që ka kaluar të gjitha grupmoshat e Stuttgartit është zyrtarizuar si lojtar i ri i bardhezinjëve sot.

Rigon Spahiu

Spahiu është 191 centimetra i gjatë dhe pritet të jetë shtyllë e mbrojtjes së ekipit që aktualisht po drejtohet nga tekniku turk, Nedim Yigit. Së fundi, Spahiu ka qenë pjesë e Berbourgut të Luksemburgut, ku kishte ardhur prej ekipit të Olympic Charlerois belge.

Ndërkaq lojtari tjetër i prezantuar në “Përparim Thaçi” ka qenë Klevis Dragaj. Shkodrani është qendërsulmues, ndërsa është në moshën 20-vjeçare aktualisht. Ai është 186 centimetra i gjatë, ndërsa te Liria vjen si huazim prej ekipit të Zagrebit, Lokomotiva, që garon në 1. HNL.

Klevis Dragaj

Dragaj te Lokomotiva kishte kaluar këtë verë nga Partizani i Tiranës për shumën e 90 mijë eurove.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në Superligë 2023/24 Liria ka tubuar dy pikë, ndërsa përballë ka pasur kampionin, nënkampionin dhe finalistin e Kupës së Kosovës. Në xhiron e radhës prizrenasit do të tentojnë fitoren e parë sezonale, ndërsa luajnë ndaj Fushë Kosovës në Prizren. Liria ende s’ka shijuar golin në Superligë këtë stinor, ndërsa ka bilanc 0-1 sa i përket golave të shënuara dhe të pranuara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga